LAJMI I FUNDIT:

Mata: KBK e rëndësishme për Chelsean

Mata: KBK e rëndësishme për Chelsean

Juan Mata e sheh Kupën Botërore të Klubeve si një rast vendimtar për të rikthyer sezonin në kahe të duhur.

Mata beson se nëse Blutë e fitojnë garën, ajo do të ishte një shtytje e madhe për ta për ta rindërtuar sezonin e tyre.

“Do të ishte e përkryer. Ne e dimë se dhjetori është muaj vendimtar për skuadrat angleze. Ne po lajmë shumë ndeshje në Ligën Premier dhe tash në Japoni, por nëse ne e fitojmë këtë trofe, do të ishte një hap i madh për pjesën e mbetur të sezonit”.


“Sapo ne të kthehemi nga Azia do të duhet të vazhdojmë të fitojmë ndeshje në Ligën Premier. Dhe le të mos harrojmë se ne jemi gjallë edhe në garat e mbetura – Kupa FA,
Capital One Cup dhe Europa League. Klubi kurrë nuk e ka fituar këtë dhe ne do të përpiqemi ta shtojmë atë në kabinetin tonë”, ka thënë Mata.

Chelsea sot mposhti skuadrën meksikane Monterrey me rezultat 3-1 dhe u kualifikua në finale të Kupës Botërore të Klubeve ku do të ndeshet me brazilianët e Corinthians. /Telegrafi/