Disa dekada më parë, Atë Guido Sarducci i Saturday Night Live krijoi konceptin e “Universitetit pesëminutësh”. Ishte brilant dhe i thjeshtë: në pesë minuta ai premtonte të mësonte gjithçka që në fakt do të kujtonit pesë vite pasi ishit diplomuar. Për shembull: Ekonomia? E thjeshtë: “Kërkesa dhe oferta”. Kaq. Teologjia? “Zoti të do”. E kështu me radhë.
Kështu që, nëse je penduar për ditën kur more një diplomë në financë dhe nuk kishe qenë në kurse që ishin me të vërtetë interesantë, ja një program universitar pesëminutësh për marrëdhëniet ndërkombëtare. Konsiston në pesë koncepte bazë, që t’ju mësojnë gjithë sa duhet të dini në lidhje me botën magjepsëse të marrëdhënieve ndërkombëtare. Dhe nëse nuk jeni një lexues i avashtë, nuk besoj se do ju kërkojë më shumë se pesë minuta kohë.
Nr. 1: Anarkia
Nuk ka nevojë të jesh realist për të pranuar se ajo që e bën politikën e jashtme të ndryshme nga politika e brendshme është se kjo zhvillohet në mungesë të një autoriteti qendror. Nuk ka polic me shkop, nuk ka gjykatës autoritar apo gjykata ku shtetet mund të apelojnë, dhe nuk ka “911” (numri i emergjencës në SHBA) ku të telefononi nëse jeni në telashe. (Pyesni po të doni ukrainasit, libanezët dhe ruandasit për këtë problem të vogël). Në mungesë të një autoriteti qendror që të mbrojë shtetet nga njëri-tjetri, fuqitë e mëdha duhet të garantojnë vetë sigurinë e tyre si dhe të qëndrojnë vigjilentë, se mos në horizont shfaqen probleme. Kjo situatë nuk përjashton bashkëpunimin, apo ndonjëherë edhe akte të vegjël altruizmi, por ajo nënkupton se siguria paguhet shtrenjtë dhe se frika lëshon një hije të gjatë mbi tërësinë e çështjeve botërore. Dhe shpesh herë ka anarki.
Nr.2 Ekuilibri i fuqive (ose, nëse duam të shtojmë, ekuilibri i rreziqeve)
Duke parë anarkinë, shtetet shqetësohen për atë se kush është më i fortë, kush po afrohet në krye dhe kush po mbetet pas, si dhe çfarë hapash duhet të bëjë gjithësecili për të shmangur inferioritetin e përhershëm. Ekuilibri i fuqive tregon shumë për mënyrën se si shtetet identifikojnë aleatët potencialë, dhe nëse lufta ka më shumë apo më pak gjasa që të ndodhë. Ndryshimet e mëdhenj në ekuilibrin e fuqive janë zakonisht të rrezikshëm, ose sepse fuqitë në ngjitje sfidojnë status quo-në, ose fuqitë që kanë mbetur pas nisin luftëra parandaluese, ose thjeshtë sepse ndryshimet e bëjnë të vështirë për të kuptuar se kush është aktualisht më i fortë, e si pasojë ndodh shpesh që të bëhen llogari të gabuara. Ndonëse kuptimi i saktë i këtij termi është debatuar për një kohë të gjatë, të përpiqesh për të kuptuar marrëdhëniet ndërkombëtare pa iu referuar ekuilibrit të fuqive është njësoj si të luash bejsboll pa shkop.
Nr. 3: Avantazhi krahasues (ose “përfitimet nga tregtia”)
Nëse nuk ke bërë asnjëherë një kurs në ekonominë ndërkombëtare, atëherë ke nevojë të rrokësh idenë bazë të avantazhit krahasues, e cila qëndron në themel të të gjithë teorisë liberale të tregtisë së lirë. Ideja është e thjeshtë: shtetet do të jenë më mirë nëse të gjithë specializohen në prodhimin e mallrave ku kanë një farë avantazhi relativ, dhe më pas i shkëmbejnë këta mallra me ata të prodhuar nga të tjerët, avantazhi relativ i të cilëve qëndron në prodhimin e diçkaje tjetër. Edhe nëse një shtet do të ishte superior në prodhimin e të gjithë mallrave (pra të kishte një avantazh absolut në gjithçka), të gjithë do të ishin sërish më mirë nëse do të prodhonin mallrat, në të cilët efiçenca relative e tyre do të ishte më e lartë. Logjika e këtij argumenti është e pakundërshtueshme, por u deshën disa shekuj që të pranohet gjerësisht. Refuzimi (i pjesshëm) i merkantilizmit dhe mbështetja e një tregtie më të hapur është në fakt në rrënjë të globalizimit bashkëkohor dhe një arsye kyçe përse bota është më e begatë sot, nga sa ishte dy shekuj më parë, dhe është e pamundur të kuptosh rrjetin e madh dhe të spikatur të tregtisë ndërkombëtare, nëse nuk arrin të rrokësh këtë realitet bazik.
Nr. 4: Keqkuptimi dhe llogaritjet e gabuara
Një mikut tim të mençur i pëlqen të thotë se pjesa më e madhe e politikës ndërkombëtare mund të përmblidhet në tre fjalë: frikë, lakmi dhe marrëzi. Kemi mbuluar tashmë dy të parat (anarkia dhe ekuilibri i fuqive lidhen me frikën, dhe tregtia e lirë lidhet me efektet dobiprurëse të lakmisë). Por e treta – marrëzia – është njësoj e rëndësishme: nuk mundesh të kuptosh politikën ndërkombëtare dhe politikën e jashtme, pa pranuar që udhëheqësit kombëtarë (dhe ndonjëherë shtete të tërë) e keqkuptojnë në mënyrë të shpeshtë njëri-tjetrin dhe po kaq shpesh bëjnë marrëzira. Një shtet ndihet i frikësuar dhe reagon në vetëmbrojtje, duke i shtyrë shtetet e tjerë që gabimisht të konkludojnë se ka ambicie të mëdha dhe të rrezikshme, të cilave u duhen kundërvënë. Ndonjëherë ndodh e kundërta, dhe një agresor i paepur arrin të bëjë për budallenj të tjerët, që të besojnë se objektivat e tij janë të kufizuar. Ose shtetet i rrëfejnë vetvetes histori të vetëshërbyera në lidhje me të kaluarën – një e kaluar ku ata nuk i kanë bërë asnjëherë keq, askujt, dhe kundërshtarët e tyre kanë qenë gjithmonë fajtorë – dhe ata mbeten të befasuar kur shohin që shtetet e tjerë nuk e shohin historinë njësoj si ata.
Çdo i diplomuar në marrëdhënie ndërkombëtare duhet të dijë gjithashtu se udhëheqësit e shteteve shpesh bëjnë budallallëqe, edhe kur janë të rrethuar nga shumë këshilltarë të mirëarsimuar dhe mbështeten prej agjencive të mëdha qeveritare dhe shërbime të fshehtë. Përse? Sepse informacioni është jo i përsosur, shtetet e tjerë ndodnjëherë bëjnë bllof ose gënjejnë, dhe sepse burokratët dhe këshilltarët kanë edhe ata dobësi karakteri si të gjithë qeniet e tjera njerëzore (duke përfshirë frikën, karrierizmin, dhe racionalitetin me të meta). Nuk do i mbani mend të gjithë këta detaje pas pesë vitesh, por mbani mirë parasysh: njerëzit në pushtet zakonisht nuk e dinë se çfarë janë duke bërë.
Nr. 5: Ndërtimi social
E pranoj se ndërveprimet mes shteteve dhe institucioneve të tjerë njerëzore formësohen prej normave dhe identiteteve që ndryshojnë, dhe këto norma dhe identitete janë në vetvete as hyjnore dhe as të pandryshueshme. Përkundrazi, edhe ato janë produkt i ndërveprimit njerëzor: ajo që bëjmë përditë, por edhe mënyra si shkruajmë dhe flasim dhe se si idetë dhe besimet tanë zhvillohen me kalimin e kohës. Nuk mund ta kuptosh nacionalizmin, fundin e skllavërisë, ligjet e luftës, ngjitjen dhe rënien e marksizëm-leninizmit, ndryshimin e qasjes ndaj martesave të homoseksualëve, si dhe një sërë fenomenesh të tjerë globalë, pa kuptuar që realiteti social nuk është si bota fizike; ai bëhet dhe ribëhet prej atyre që njerëzit bëjnë, thonë dhe mendojnë. Ndonëse nuk mund të parashikojmë se si do të zhvillohen sjelljet, normat, identitetet dhe besimet, nëse mbeteni të vetëdijshëm për këtë aspekt të shoqërisë botërore, atëherë nuk do të ndiheni të “anashkaluar” kur ortodoksi në dukje të pasfidueshme, befas do të zhduken krejt.
* * *
Kjo e përmbyll programin universitar pesëminutësh në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ka shumë më tepër që mund të thuhet për këtë lëndë, por kam frikë se pesë minutëshi mbaroi. Nëse kuptoni këta pesë koncepte bazë, atëherë me siguri dini atë që shumica e të diplomuarve do të mbajnë mend pesë vjet pasi marrin diplomën.
Që të jemi të qartë: nuk mendoj se këta pesë koncepte shterojnë gjithë fushën. Që të jesh një ekspert i vërtetë, duhet të dish diçka për frenimin dhe forcën, institutet, efektet e përzgjedhjes, teorinë e paqes demokratike, financën ndërkombëtare si dhe një numër idesh të tjera kyçe. Një njohuri e mirë e historisë ndërkombëtare do të ndihmojë gjithashtu, bashkë me një ekspertizë të detajuar në fusha specifike të politikave… /Foreign Policy/bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?