LAJMI I FUNDIT:

Maska për fytyrën duhet të përbëhet nga të paktën tri shtresa – OBSH ofron udhëzimet se si duhet përdorur ato

Maska për fytyrën duhet të përbëhet nga të paktën tri shtresa – OBSH ofron udhëzimet se si duhet përdorur ato

Maska për fytyrën duhet të përbëhet nga të paktën tre shtresa të materialit, tha drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë të premten.

Gjithashtu, siç shkruan Euronews, përcjell Telegrafi, OBSH ka publikuar udhëzime të hollësishme se si të bëni dhe të vishni maskat për fytyrën.


Në këtë drejtim, sipas udhëzimeve të OBSH-së, duhet pasur parasysh këto gjëra:

Para se të vendosni një maskë, pastroni duart me pastrues duarsh me bazë alkooli ose sapun dhe ujë.

Mbulojeni gojën dhe hundën me maskë dhe sigurohuni që të mos keni boshllëqe midis fytyrës dhe maskës.

Shmangni prekjen e maskës gjatë përdorimit të saj; nëse e bëni këtë, pastroni duart tuaja me pastrues duarsh me bazë alkooli ose sapun dhe ujë.

Zëvendësoni maskën me një të re sa më shpejt që të jetë e lagur dhe mos i përdorni përsëri maskat që janë për një përdorim.

Për të hequr maskën: hiqeni atë nga pas (mos prekni pjesën e përparme të maskës); hidheni menjëherë në një kosh të mbyllur; pastroni duart tuaja me pastrues duarsh me bazë alkooli ose sapun dhe ujë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Gjermania është kthyer në

Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia

Evropa
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Evropa
Kalo në kategori