LAJMI I FUNDIT:

Mascherano mungon gjashtë javë

Mascherano mungon gjashtë javë

Javier Mascherano do t’i mungojë Barcelonës në gjashtë javët e ardhshme, për shkak të lëndimit që pësoi në takimin kundër Paris Saint-Germainit.

Argjentinasi ia la vendin Marc Bartras në sfidën që përfundoi 2-2, ndërsa klubi ka konfirmuar se ka pësuar një lëndim serioz të ligamentit të gjurit.

Ky lajm nuk është aspak i mirë për Blaugranët kur dihet që Carles Puyol nuk mund të luajë për shkak të ndërhyrjes kirurgjike. /Telegrafi/