Ministria e Shëndetësisë (MSh) në takimin që pati me Komitetin për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth COVID-19 ku shqyrtuan situatën epidemiologjike në vend lidhur me coronavirusin, vendosën që gastronomisë ti ndalohet puna nga ora 21:00 deri në orën 05:00, për veç “take away”.
Ministri Zemaj përmes një konference për media tha se edhe qendrave tregtare do t’u ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.
“Të gjitha qendrat tregtare do t’u ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Gastronomisë i ndalohet puna nga ora 21:00 deri në 05:00, përveç ‘take away’.
Zemaj po ashtu tha se kanë vendosur që ligjëratat në fakultete të mbahen online kurse provimet dhe ushtrime sipas rekomandimeve.
“Ligjeratat në të gjitha fakultetet të zhvillohen online. Provimet, puna praktike dhe laboratorike do të mbahet me prani fizike duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së. Konviktet dhe mensa do të punojmë duke respektuar masat e IKSHP-së”, ka thënë Zemaj.
Po ashtu në këtë takim u morën vendime edhe për personat mbi moshën deri 65 vjeçare dalin jashtë prej orës 06:00 deri në orën 10:00 dhe nga ora 16:00 deri në 19:00.
Ndërsa, sipas tij është e domosdoshme të reduktohet numri i stafit në institucionet e nivelit qendror dhe lokal.
“Me kapacitete të plota do të punojnë institucionet shëndetësore dhe Policia. Personat mbi moshën 60 vjeçare dhe ata me sëmundje kronike do të lirohen nga paraqitja në punë, ata do të punojnë online”.
Ndërkaq, ai tutje tha se vendimet që do merren do shqyrtohen brenda dy javësh, dhe çdo vendim që merret do vlejë deri në një vendim tjetër.
Ndryshe, shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka lutur të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat duke iu përmbajtur ligjit, masave ndaj luftimit të përhapjes së virusit COVID-19, dhe jo të hasin në vështirësi për menaxhimin e respektimit të tyre. Përndryshe, në të kundërt pasojat mund të jenë shumë të rënda.
Shoqata kërkon që të zbatohen në përpikmëri masat anti-COVID-19 në fuqi, me qëllim të evitimit të marrjes së masave ekstreme kufizuese për qytetarët, bizneset, dhe veprimtaritë e tjera që preken nga to. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën