Edhe këtë sezon turistik, shkarkimi në det i ujërave të zeza mbetet problemi kryesor, ndërkohë që strukturat shtetërore shfaqen më të organizuara për të goditur fort ndotësit e ujërave detare.

Në një takim në prefekturën e Durrësit për gjendjen dhe masat që duhet të merren, Mediu kërkoi ngritjen e një task force që të ndjekë intensivisht problematikën e plazheve të qarkut, duke mundësuar një sezon sa më cilësor.


Përveç shkarkimit të ujërave të zeza në det, problematike në plazhe dhe zonat bregdetare mbetet ndërhyrja në det përmes ngritjes së moleve për qëllime fitimi, të cilat duhen ndëshkuar, ndotja akustike dhe standartizimi i plazheve private të cilat duhet të ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme për pushuesit./Telegrafi/