Site icon Telegrafi

Martohet Albatrit Muçiqi, kjo është fotografia e parë si dhëndër bashkë me nusen (Foto)

Këngëtari i njohur Albatrit Muçiqi dhe Egzona Ibrahimaj kanë kurorëzuar dashurinë e tij me martesë sot (e premte) me datë 11.11.2016.

Gjatë ditës çifti kanë zhvilluar martesën në mënyrën tradicionale gjersa ahengu i madh familjar mbahet sonte në “Emerald Hotel”.

Çifti kanë publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqen të veshur me elegancë si nuse dhe dhëndër.

Albatrit Muçiqi dhe Egzona pak minuta para dasmës. Foto nga Instagram.

Egzona ishte ajo e cila shkëlqente në vellon e bardhë, gjersa vezullues dukej edhe Albatriti me kostumin e tij.

Urime çiftit u trashëgofshin! /Telegrafi/

Exit mobile version