LAJMI I FUNDIT:

Martin Shkreli dëshiron të lirohet nga burgu, në mënyrë që të mund të punojë në një vaksinë kundër Covid-19

Martin Shkreli dëshiron të lirohet nga burgu, në mënyrë që të mund të punojë në një vaksinë kundër Covid-19

Martin Shkreli ka kërkuar të lirohet nga burgu, në mënyrë që të mund të punojë për gjetjen e një kure kundër coronavirusit.

Shkreli, një sipërmarrës bioteknologjik që vuan shtatë vjet burg për mashtrim të investitorëve nga 10 milionë dollarë, kërkoi të lirohet përkohësisht për tre muaj për një punim shkencor 11-faqesh të postuar në faqen e internetit të kompanisë së tij farmaceutike, shkruan Business Insider.


Ai tha se një punë prej tre muajshe do ta lejonte atë të ndihmonte zhvillimin e një kure për Covid-19, e cila ka vrarë mijëra njerëz në të gjithë botën.

Shkreli, i cili fitoi famë të keqe pasi rriti çmimin e ilaçit Daraprim nga 13.50 dollarë në 750 dollarë brenda natës, tha në letrën e tij se “përgjigja e industrisë ndaj Covid-19 është e papërshtatshme”, transmeton Telegrafi.

“Të gjitha kompanitë biofarmike duhet të përgjigjen me të gjitha burimet për të luftuar këtë emergjencë shëndetësore”, shtoi ai.

Shkreli po mbahet në një burg federal në Allenwood, Pensilvani, dhe lirimi i tij planifikohet në vitin 2023, sipas New York Post.

Avokati i Shkrelit, Benjamin Brafman, i tha Newsweek se ai planifikoi të kërkojë zyrtarisht një rrugë më të shpejtë për daljen e tij.

“Shkreli ka përgatitur një propozim të hulumtimit të coronavirusit, i cili nëse do të ishte i saktë mund të ndihmonte shkencëtarët dhe mjekët të kuptojnë më mirë sesi të merren me Covid-19 që po vret kaq shumë njerëz”, tha ai. “Ne do të kërkojmë një punë tre-mujore në mënyrë që ai të mund të bëjë kërkimet e tij në një laborator nën një mbikëqyrje të rreptë”, përfundoi avokati. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori