Edhe një herë, shefi i Juves u detyrua të flasë për të gjithë ata lojtarë, të cilët Zonja e Vjetër i ka kërkuar gjatë verës, por edhe për mundësinë që të provojë edhe një herë në janar.

“Unë nuk mendoj se do të provojmë në janar, pasi ne e kemi marrë Hernanesin dhe ai është një lojtar shumë rëndësishëm”.


“Hamsik, Pjanic, Draxler dhe Goetze? Ne përpiqemi gjithmonë për më të mirën në tregun e transferimeve”.

“Nuk mund t’i marrim të gjithë, por edhe kështu si jemi, jemi mirë, pasi kemi një grup mjaft të madh, i cili vitin e kaluar fitoi gjithçka, përveç Ligës së Kampionëve’, ka thënë Marotta. /Telegrafi/