Dasma e rradhës është ajo e moderatores, Marina Vjollca me reperin kosovar, Getoar Selimi. Ftesat janë shpërndarë dhe gjithçka duket se është gati, për ditën e madhe në 10 shtator.
Mbesa e Marina Vjollcës, Jori Paloka, ka publikuar në rrjetin social Instagram, bisedën që ka realizuar me nusen e ardhshme.
Mesa duket, Jori dëshiron të veshë një fustan tejet ekstravagant, e ia ka dërguar tezes së saj, për të marë konfirmim, shkruajnë mediat në Shqipëri.
Por, gjithçka ishte shaka e Jorit, në prag të dasmës.
Gjithsesi përgjigja e Marinës është e qartë, “provo të veshësh diçka të tillë, se të mbys në det përpara të gjithëve”.
Marina dhe Geti janë në lidhje tash e tri vjet. /Telegrafi/