LAJMI I FUNDIT:

Marihuana sintetike dëmton veshkat

Marihuana sintetike dëmton veshkat

Në një studim të ri të shkencëtarëve amerikanë, konsumimi i produkteve me marihuanë sintetike është lidhur drejtpërdrejt me dëmtime serioze të veshkave.

Hulumtuesit e Universitetit të Alabamës shtojnë se si përdorimi i marihuanës sintetike në SHBA tashmë është lidhur me rrezikun më të madh për sindromin akut koronar.

Në studimin e ri është vërtetuar se si konsumimi i marihuanës sintetike mund të lidhet me vdekjen e qelizave, të cilat në veshka janë përgjegjëse për mbledhje, transportim dhe sekretim të urinës.


Bëhet fjalë për dëmtime të cilat mund të lidhen me dështim të veshkave, sqarojnë shkencëtarët. Sipas tyre, rezultatet e tilla mund të sqarohen me ndikimin e aditivëve helmues, të cilët përdoren në prodhimin e marihuanës sintetike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori