Së shpejti në qytezën Marigona Hill, ju mund të vini dhe të përjetoni PËRRALLËN edhe përmes realitetit virtual (VR). Ju do të keni mundësinë të eksploroni pamjet e Tarracierit 468 – PENTHOUSE DUPLEX, që do të prezantohet për herë të parë si model i fazës së dytë të ndërtimit të lagjes.

Pamjet VR (Realitetit Virtual) do të jenë një përvojë e veçantë ku ju do të shihni ambientin e vendbanimit të njohur si “Tarracierë”, që janë koncepti më i ri në Kosovë, koncept ky që na ka përcjellur që nga faza e parë e ndërtimit të “Marigona Hill”.

Këto Tarracierë kanë lartësi kati prej 3m, dritare të gjata, ndriçim natyral dhe shumica kanë vetëm 2 apartamente në një kat dhe 8 apartamente total për ndërtesë.

Së shpejti ju do të keni eksperiencën e kompletuar të realitetit virtual kështu duke eksploruar vendbanimin tuaj të ardhshëm.

Për më shumë informata na kontaktoni dhe caktoni takimin tuaj duke na kontaktuar përmes email hello@marigonahill.com apo na kontaktoni në numrin e telefonit 048 162 000, çdo ditë nga ora 9:00 deri në orën 18:00.


LIVE YOUR FAIRYTALE! 

Facebook: Marigona Hill

Instagram: marigona.hill