Maqedonia më së shumti tregton me Gjermaninë

Në dy muajt e para nga Maqedonia janë eksportuar mallra për 7.2%, më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror për Statistikë, gjithsej vlera e eksportit të mallrave në këto dy muaj ka arritur 747.106.000 amerikan dollarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të dhënat e publikuara tregojnë se vlera e mallit të importuar, në periudhën janar-shkurt 2017 ka arritur 1.014.149.000 dollarë çka është për 10.8% më shumë krahasuar me vitin e kaluar, njofton AIM.
Deficiti tregtar për këtë periudhë arrin 267.043.000, mbulimi i importit me eksportin është 73.7%.
Në periudhën janar-shkurt 2017, sipas numrit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, Republika e Maqedonisë më së shumti tregton me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë. /Telegrafi/










































