LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut të hënën në agjendën e ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së

Maqedonia e Veriut të hënën në agjendën e ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së

Në orët në vijim pritet të arrijë raportimi formal nga Maqedonia deri tek institucionet evropiane për përdorimin e emrit të ri, ndërsa ministrat e Punëve të Jashtme të hënën do ta vendosin vendin në rend dite, njofton AIM.

“Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së të hënën do ta informojë se vendi e ka ndryshuar emrin e tij, që nuk është “as rasti i pari, e as i fundit”, sqaroi diplomati i lartë i BE-së për gazetarët sot në mëngjes.


Raportimi formal duhet të arrijë në secilin moment në institucionet evropiane.

Diplomatët në Bruksel thonë se “janë shumë të lumtur” që është zgjidhur ky kontest shumëvjeçar dhe edhe një herë ministrat e BE-së të hënën do ta përshëndesin përzemërsisht Marrëveshjen e Prespës dhe do ta shfaqin mbështetjen e tyre për këtë proces që duhet të sjellë më shumë stabilitet.

Pritet që të hënën ose përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, e cila do të kryesojë me Këshillin e Punëve të Jashtme ose eurokomisari për Zgjerim Johannes Hahn, shkurt t’i informojnë ministrat për hyrjen në fuqi të emrit të ri, për çka u morën vesh të dyja vendet.

Pasi që të arrijë njoftimi nga shteti i Maqedonisë me institucionet evropiane, çështje ditësh është që plotësisht të zbatohet përdorimi i Maqedonisë së Veriut në komunikimin zyrtar të Bashkimit Evropian.

Marrëveshja e Prespës dhe zgjidhja e kontestit për emrin sot në mëngjes ishte përmendur edhe nga Majk Pompeo gjatë takimit të tij me Mogerinin. Ty dy kanë shprehur kënaqësi për mbylljen e kontestit prej dy dekadave mes Shkupit dhe Athinës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori