Maqedonia e Veriut pritet të sigurojë 800 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19
Përmes programit COVAX, Maqedonia e Veriut do të furnizohet me 400 mijë vaksina, përkatësisht me 800 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit të ri.
Për një qytetar nevojiten dy doza të vaksinës dhe pritet që të vaksinohen të paktën 20 për qind e qytetarëve.
Aktualisht janë tri kompani që kanë njoftuar se nga studimet e kryera, vaksinat e tyre ofrojnë mbi 90 për qind mbrojtje kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi. Shpërndarja e tyre pritet të nisë në fund të këtij viti apo edhe në fillim të vitit 2021.
Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut kanë theksuar se vendi është i kyçur në COVAX, program që udhëhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI) dhe Gavi (Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin) për sa i përket furnizimit përkatësisht shpërndarjes së barabartë të sasisë kompetente të vaksinave kundër COVID-19. Kjo ministri tha se Maqedonia e Veriut si dhe Ballkani Perëndimor, do të jenë të kyçura në furnizimin e vaksinës që do ta zbatojë Bashkimi Evropian për vendet anëtare.
“Vaksina e parë e cila do të miratohet në treg, do të shpërndahet në të gjitha vendet të cilat kanë aplikuar përmes COVAX-it. Në momentin e njëjtë kur do të furnizohen me vaksinën kundër COVID-19 vendet më të zhvilluara, do furnizohemi dhe ne si shtet. Saktë nuk dihet se kur, mirëpo pritet në fund të dhjetorit apo në janar”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut.
Gjatë këtij muaji, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka theksuar se përpos programit COVAX, Maqedonia e Veriut tashmë ka dhe dy oferta të tjera për t’u furnizuar me vaksina kundër koronavirusit.
“Kemi edhe dy oferta tjera, njëra nga Polonia dhe tjetra përmes kryeministrit grek (Kyriakos) Mitsotakis, i cili në takimin në Selanik ka shprehur vullnetin dhe mundësinë që të jemi pjesë e sasisë së tyre të prokurorimit, ku si vend anëtar në Bashkimin Evropian, Greqia do të furnizohet me vaksinë përmes kontratës së drejtpërdrejtë me kompaninë AstraZeneca”, ka bërë të ditur ministri Filipçe.
Ndërkaq kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë se tashmë janë siguruar 6,7 milionë euro për blerjen e vaksinave, duke shtuar se për t’i siguruar ato do të paguhet paradhënie në fillim të muajit dhjetor.
Shpresat janë rritur se mund t’i jepet fund pandemisë së koronavirusit, pas njoftimeve se tre kompani Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca, kanë pasur rezultate të mira nga faza e tretë e vaksinave të tyre, sa i përket efikasitetit në mbrojtjen nga COVID-19.
Aleksandra Grozdanova, kryetare e Komitetit për Imunizim në Maqedoninë e Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se tashmë kanë arritur marrëveshje me disa kompania që po zhvillojnë vaksina kundër COVID-19 e që pritet të dalin në shitje.
“Dinamika, përkatësisht afati që pritet për lëshimin e vaksinave është janari dhe muajt në vazhdim. Vendet në gjithë botën përgatiten për këtë proces, përkatësisht logjistikën rreth furnizimit dhe vetë vaksinimin e popullsisë”, thotë Grozdanova duke shtuar se sipas planit, vaksinimi i popullatës kundër koronavirusit pritet të bëhet në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.
Prioritet për t’u vaksinuar do të kenë punëtorët shëndetësorë, të sëmurët kronikë dhe më të moshuarit, përkatësisht personat mbi moshën 65 vjeçare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën