Gjatë ditës së djeshme u regjistruan 361 raste të reja, 14 të vdekur dhe 2.116 pacientë të shëruar. Mbeten 14.461 raste aktive, ndërsa Shkupi vazhdon të jetë qyteti më i prekur me COVID-19 me 8.653 raste, dhe më pas vjen Tetova me 576, Kumanova, Gostivari, Ohri, Strumica dhe Kavadari me rreth 400 raste.

Ministria e Shëndetësisë sqaron se pas numrit të madh të djeshëm të të shëruarve nga coronavirusi është për shkak se në statistikë janë përfshirë edhe pacientët e shëruar të cilët nuk janë numëruar.

Në Coivd qendrat dje u raportua se po mjekohen gjithsej 670 pacientë.

Në Maqedoni deri tani janë zbuluar 7-8 lloje të virusit. Nga muajt e fundit të verës deri sot dominojnë vetëm dy lloje, ndërsa tani po bëhen analiza nëse ka ndonjë mutacion që mund të jetë e përafërt me atë të Britanisë së Madhe.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë me COVID-19 në Maqedoni janë diagnostifikuar 88.749 pacientë, ku prej tyre 71.592 janë shëruar dhe 2.696 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 14.461 raste aktive./Telegrafi/