LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Ulje për 50% e çmimeve për testim për COVID-19 në institucionet publike të shëndetësisë

Maqedoni: Ulje për 50% e çmimeve për testim për COVID-19 në institucionet publike të shëndetësisë

Fondi i shëndetësisë në Maqedoni do të ulë çmimet për testimet për COVID-19. Në vend të 3.600 sa kanë paguar personat që janë testuar në institucionet publike të shëndetësisë, tani do të duhet të paguajnë 1.850 denarë.

Siç thonë nga Fondi për “sdk.mk”, ulja e çmimit do të bëhet për shkak të harxhimeve më të vogla për materialin mjekësor dhe materialeve tjera, si dhe rritjes së numrit të testimeve në vendin tonë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Duke pasur parasysh gjendjen momentale në lidhje me pandeminë dhe nevojën për rritje të numrit të pacientëve që duhet të testohen, si dhe kyçjen e laboratorëve privat që e bëjnë këtë shërbim, Komisioni për çmime ka bërë revizion të çmimi ekzistues. Bordi drejtues i Fondit ka sjellë vendim për shërbime të reja për detektimin e COVID-19”, thonë nga Fondi.

Ata shtojnë se gjatë formimit të çmimit për testime është bërë analizë nga të dhënat e harxhimeve nga laboratorët privat, Instituti për Shëndet Publik dhe ASHAM.

Nga Fondi presin që ulja e çmimeve referuese në shëndetësinë publike, do t’i ulë çmimet edhe në laboratorët privat, tek të cilët për një testim për COVID-19 paguhet prej 3500 deri 4000 denarë, ndërsa kur kërkohen rezultate të shpejta paguhet deri në 9000 denarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori