Maqedoni, Përforcohet koordinimi i rregullatorëve financiarë për ruajtjen e stabilitetit financiar
Rregullatorët financiarë dakorduan Memorandum për bashkëpunim ndërinstitucional me të cilin e përforcojnë bashkëpunimin në ndjekjen e gjendjeve në sistemin financiar. Në rrethanat të cilat i imponon kriza e koronavirusit, me përkushtimin maksimal të çdo rregullatori në kuadër të kompetencave të tij, në mënyrë të koordinuar do të ruhet stabiliteti financiar.
Siç kumtoi Banka Popullore, ky është mesazhi të cilin e kanë dërguar guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, ministrja e Financave, Nina Angellovska, kryetarja e Komisionit të letrave me vlerë, Nora
Aliti, kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për supervizionin e sigurimit, Kërste Shajnoski, kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimit kapital të financuar pensional, Maksud Aliti dhe drejtori i Fondit për sigurimin e depozitave, Borçe Haxhiev. Ata kontraktuan Memorandum të ri për bashkëpunim ndërinstitucional për shkak të ruajtjes së stabilitetit financiar, i përgatitur gjatë disa muajve të kaluar, në pajtim me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.
“Memorandumi dakordohet me qëllim që përmes koordinimit më të madh midis rregullatorëve edhe më tej në kohë dhe në mënyrë efikase identifikohen rreziqet sistematike dhe në kohë dhe në mënyrë të harmonizuar ndërmerren
aktivitete për shkak të parandalimit dhe uljes së ndikimit të tyre mbi sistemin financiar. Me aktivitetet të cilat janë paraparë me memorandumin, rezistenca e sistemit tonë financiar ndaj goditjeve do të përforcohet në mënyrë plotësuese dhe institucionet kompetente me gatishmëri akoma më të madhe do të menaxhojnë me sfidat për sistemin”, thuhet në kumtesë.
Midis tjerash, thuhet, në pajtim me dispozitat e Memorandumit zhvillohet roli dhe zgjerohet përbërja e Komitetit për stabilitet financiar sipas shembullit të Këshillit evropian për rreziqe sistematike.
Në periudhën e mëtejme, me përkushtim do të punohet në përforcimin e kornizës makroprudente, për çka, siç paralajmërohet, do të qaset edhe ndaj zhvillimit të rregullativës, me çka në të njëjtën kohë ndiqen edhe rekomandimet e Programit për vlerësimin e sektorit financiar të FMN-së dhe Bankës Botërore, të zbatuar në vitin 2017 dhe 2018./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dashtevski: Nuk do përsëritet votimi në vendvotimet ku kishte ndërprerje në Kumanovë
Arrestohet një person, më 17 shkurt kishte vendosur eksploziv tek një veturë në rrugën B
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën