LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Në zgjedhjet lokale do të mund të votojnë 1.824.864 qytetarë

Maqedoni: Në zgjedhjet lokale do të mund të votojnë 1.824.864 qytetarë

Numri i përgjithshëm i votuesve që do të kenë të drejtë të votojnë në zgjedhjet lokale më 17 tetor 2021 është 1 824 864. Anëtarët e KSHZ-së sonte në mbledhjen e 27-të njëzëri e kanë miratuar vendimin për mbylljen e Listës zgjedhore konform nenit 52 të Kodit zgjedhor dhe ndryshimet/përditësimi që dolën nga mbikëqyrja publike e të dhënave në listë.

Siç ka njoftuar nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu nga numri i përgjithshëm i votuesve, në certifikatat e Listës zgjedhore janë regjistruar 1 740 147 votues. Në burimet e posaçme të Listës zgjedhore për persona që konform evidencës së organit kompetent janë me punë të përkohshme ose qëndrim në diasporë janë regjistruar 82 461 votues, për vuajtje të dënimit me burg ose janë në paraburgim janë regjistruar 1899 votuese, persona që janë në institucione ose akomodim jashtëfamiljar janë regjistruar 351 votues dhe në certifikatën e posaçme të Listës zgjedhore që konform evidencës së MPPS-së llogariten si persona të zhvendosur brenda janë regjistruar gjashtë votues.

Nënkryetarja Shehu dhe anëtari i KSHZ-së, Krenar Lloga kanë pasur mendime të ndara apo mospajtime për Listën zgjedhore që u referohet komunave Çuçer Sandevë dhe Butel dhe kanë deklaruar se nuk do t’i nënshkruajnë certifikatat për këto dy komuna.

Për konfirmimin e dukjes dhe përmbajtjes së fletëvotimit zgjedhor që ka qenë pikë e rendit të ditës, anëtarët e KSHZ-së do të vendosin në pjesën e mbyllur të mbledhjes pasi siç tha anëtari Boris Kondarko, ashtu është praktikuar në të gjitha zgjedhjet e kaluara.

“KSHZ e përcakton dukjen dhe përmbajtjen e fletëvotimit zgjedhor, pastaj KSHZ -ja i përshkruan mbrojtjet e duhura në fletëvotim, të cilat janë të dukshme dhe të padukshme dhe për shkak të integritetit, fshehtësisë dhe rregullshmërisë së procesit të gjithmbarshëm zgjedhor, kjo pjesë e mbledhjes është e mbyllur për opinionin”, tha Kondarko.

Në mbledhjen e djeshme është miratuar edhe vendimi që Regjistri i radidifuzerëve, mediave të shtypura dhe elektronike të plotësohet edhe me tre radio (Kometa Gostivar, TRD Radio Bitolla dhe Radio 105 Bitolla) dhe TV Nova e Gjevgjelisë që në afatin ligjor kanë dorëzuar çmimore të korrigjuar.

Poashtu është miratuar kërkesa e Ambasadës së Shqipërisë që t’u jepen autorizime për pesë vëzhgues të ndjekin mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori