LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, në periudhën gusht-shtator kanë humbur jetën 1.033 persona si pasojë e coronavirusit

Maqedoni, në periudhën gusht-shtator kanë humbur jetën 1.033 persona si pasojë e coronavirusit

Në Maqedoni ka gjithsej 12.207 raste aktive me coronavirus, ndërsa vetëm në Shkup ka 5.714 persona të infektuar. Në Tetovë ka 951 raste aktive, ndërsa në Kumanovë 937, në GOstivar 497, Ohër 491, Kërçovë 411, në Strugë 364.

Sipas të dhënave të djeshme të ISHP-së, gjatë ditës së djeshe u regjistsruan 525 raste të reja nga 3.858 testime, ndërsa humbën jetën 18 persona.


“Në periudhën nga 6 gushti deri më 23 shtator në gjithë vendin janë infektuar 32.818 persona, prej të cilëve 22% kanë qenë plotësisht të vaksinuar, ose 7.248 persona. Është i madh numri i të pavaksinuarve që janë infektuar me coronavirus. Sipas statistikave, 25.570 persona ose 78% e të infektuarve nuk kanë qenë të vaksinuar. Hospitalizimi i personave të pavaksinuar është 80%, ndërsa vdekshmëria te personat e pavaksinuar është shumë më e madhe”, thonë nga MSH.

Sipas të dhënave, nga 6 gushti deri më 23 shtator kanë humbur jetën 1.033 persona, prej të cilëve 888 nuk kanë qenë të vaksinuar dhe vetëm 14% kanë pranuar vaksinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori