LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Kush e shfrytëzoi pandeminë për përfitime të jashtëligjshme?

Maqedoni: Kush e shfrytëzoi pandeminë për përfitime të jashtëligjshme?

Grupe të krimit të organizuar, kanë shfrytëzuar situatën e krijuar nga kriza shkaku i pandemisë së koronavirusit të ri për të përfituar në mënyrë të jashtëligjshme, theksojnë ekspertët e sigurisë në Maqedoninë e Veriut.

Në bazë të të dhënave të INTERPOL-it, gjatë krizës së pandemisë së koronavirusit, në nivel botëror ka shënuar rritje kriminaliteti me produkte ushqimore, si dhe me mjete mbrojtëse shëndetësore.

Së fundmi, përmes një aksioni të koordinuar të INTERPOL-it në bashkëpunim me organet e policisë maqedonase, është ndërprerë importi nga Polonia për në Maqedoninë e Veriut, i më shumë se 60 tonelatave mish pule me cilësi të dyshimtë.

Lubomir Gjurçinovski, ish-zyrtar i lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë, se gjatë krizës së pandemisë, grupet kriminale janë disa hapa para organeve të sigurisë, duke siguruar profit të majmë, veçanërisht për sa i përket trafikimit të pajisjeve mjekësore, për shkak të rritjes së kërkesës në treg.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse janë realizuar disa furnizime publike, të cilat janë nën thjerrëzën e dyshimeve. Grupe të caktuara kriminale, të afërta me strukturat e politikës, kanë arritur të sigurojnë profite të majme”.

“Ne, edhe pse kemi vendim për ngrirjen e çmimeve për pajisje mjekësore, para pandemisë çmimi i maskave mbrojtëse sillej nga 10 deri në 15 denarë, tani nuk mund të gjendet maskë mbrojtëse nën 60 denarë – flas nga ato më thjeshtat. Shihni se çfarë profiti arrijnë të realizojnë grupe të caktuara që u mundësohet ta bëjnë këtë”, thotë Gjurçinovski.

Ndërkaq, Arif Musa, ish-anëtar i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, thotë për Radion Evropa e Lirë se koronavirusi po shpërfaq mangësitë e shumta për sa i përket funksionimit të institucioneve për të bllokuar kanalet përmes së cilave funksionojnë grupet e organizuara kriminale.

“Maqedonia e Veriut nuk ka arritur të krijojë organe të qëndrueshme, inspektorate të qëndrueshme, pa marrë parasysh se cilës lëmi i takojnë, qoftë inspektoratit të tregut ose atij financiar, por gjithmonë duke mos pasur institucione të qëndrueshme lihet që në kohën e pandemive, apo zgjedhjeve të ndodhin kriminalitete të këtilla dhe qytetarët t’i korrigjojnë veprimet e këtilla përpos që të reagojnë”.

“I mbetet qeverisë së re të vendit, e cila është në formimin e sipër që të krijojë organe shtetërore të qëndrueshme në luftën kundër anomalive të ndryshme duke filluar prej kriminalitetit në nivelin më të ulët, tek ai në nivel më të lartë”, thotë Musa.

Nga ana vjetër, Sllagjana Taseva, kryetare e organizatës joqeveritare Transparency International, për Radion Evropa e Lirë thotë se një pasqyrë më e saktë për atë se kush sa ka përfituar nga pandemia e koronavirusit, do të tregojnë analizat që do të vijnë nga organizatat relevante ndërkombëtare për luftën kundër krimit të organizuar.

“Kur e analizojmë krimin e organizuar dhe atë financiar, gjithmonë jemi një hap prapa, ndërkohë që grupet kriminale janë disa hapa para. Ato (grupet) tashmë kanë menduar dhe janë organizuar në mënyrë që të shfrytëzojnë krizën e shkaktuar nga koronavirusi”, thotë Taseva, duke shtuar se nëse institucionet kanë vullnet, mund të veprojnë për të parandaluar rrjedhën e më shumë kanaleve përmes së cilave zhvillojnë aktivitetin e tyre grupet e organizuara kriminale, veçanërisht përmes ndjekjes së rrjedhës së parave./rel/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori