Site icon Telegrafi

Maqedoni, këtë javë do të ketë 6 seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale

Në Gjykatën Penale do të jenë shumë persona të akuzuar në lëndët e Prokurorisë Speciale Publike. Në katër ditë, nga e marta deri të premten, janë caktuar gjashtë seanca gjyqësore. Më 24 janar fillon procesi gjyqësor për rrënimin e kompleksit ‘Kosmos” të afaristit Fijat Canoski, lënda e emëruar “TNT”. Në bankën e të akuzuarve do të ulen 7 persona, ndër të cilët janë edhe Nikolla Gruevski dhe Mile Janakievski, ndërsa gjykatës i kësaj lënde është Ognen Stavrev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më 23 janar duhet të mbahen 3 seanca gjyqësore për rastet “Spiun”, ku gjykatës kryesor do të jetë Vlladimir Tufekxhiq, “Transporter”, që merret nga gjykatësja Dobrilla Kacarska dhe “Trust”. Ditën e enjte është caktuar seancë për “Trust”, ndërsa të premten vazhdon procesi për lëndën “Tarifa”, të cilin sipas ndarjes së re të gjykatësve do ta ketë gjykatësja Sofçe Gavrillova Efremova./Telegrafi/

Exit mobile version