LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, ende nuk dihet se sa persona do të punësohen pas Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Maqedoni, ende nuk dihet se sa persona do të punësohen pas Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Askush nuk e di se sa persona do të punësohen në Agjencinë dhe Inspektoratin çka do të formohet në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Nuk dihet se as në cilin sekretariat do të përfshihet Agjencia qeveritare. Dihet vetëm se në agjenci do të duhet të punësohen përkthyes kompetent juridik, linguist dhe filozofë diplomat të gjuhë shqipe, si dhe lektorë të licencuar.

Agjencia do të jetë përgjegjëse për përkthim dhe lektorim të dokumenteve, si dhe të gjithë akteve çka do të publikohen në Gazetën Zyrtare dhe se do të merr masa për avancimi e gjuhës shqipe. Drejtorin e saj do ta zgjedh qeveria dhe do të ketë mandat prej katër vjetësh, me të drejtë të rizgjedhjes.


Mjetet e nevojshme për punën e Agjencisë do të sigurohen nga buxheti.

Inspektorët, përsëri, do të jenë nën obligimet e Ministrisë së Drejtësisë, por edhe nga atje, për televizionin “Telma”, japin vetëm informacione të përgjithshme rreth formimit të saj.

Pa nënshkrimin e Ivanovit, Ligji për përdorimin e gjuhëve publikohet në Gazetën Zyrtare (Foto)
Lexo po ashtu Pa nënshkrimin e Ivanovit, Ligji për përdorimin e gjuhëve publikohet në Gazetën Zyrtare (Foto)

Inspektorët do të kryejnë kontrolle mbi zbatimin e ligjit, ndërsa janë paraparë edhe dënime na 4.000 deri në 5.000 euro, për organet e dhe institucionet që nuk do ta zbatojnë atë./Telegrafi/