Maqedoni: 231 personave u jepen vendime për izolim, 161 të tjerë nënshkruajnë deklarata për vetizolim

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme në gjithë territorin e Maqdonisë së Veriut, 231 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 161 persona të tjerë kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.
Policët poashtu kanë kontrolluar personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim, nga ku është konstatuar se dy persona nuk kanë respektuar masën për izolim dhe vetizolim.
Gjatë ditës së djeshme policia e Maqedonisë në gjithë vendin ka evidentuar 1.022 persona që nuk kanë mbajtur maskën./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/06/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































