Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka thënë se do të qëndron te Interi edhe në sezonin e ardhshëm.
Me këtë rast tekniku italian ka folur edhe për tregun e transferimeve, ku ka thënë se Nerazzurrët nuk duhet të bëjnë gabimet e së kaluarës.
“E ardhmja? Të gjithë duhet të jenë të lumtur, nuk dua të shkatërroj një raport jo të mirë. Nuk mund të shpenzohet shumë kështu pasi nuk duhet të gabojmë. Dje jemi dëgjuar me Thohir dhe do të dëgjohemi akoma”.
“Sa janë mundësitë për të qëndruar te Interi? Do të thoja 100 për qind. Ndjej besimin e klubit, nuk ka munguar kurrë”, ka thënë Mancini. /Telegrafi/