Prokuroria e Romës ka kërkuar një dënim prej tre vitesh e gjysmë për trajnerin e Interit, Roberto Mancini.
Ai akuzohet për mashtrim dhe falimentim të një kompanie italiane me emër.
Bëhet fjalë për falimentimin e kompanisë IMG Costruzioni, që është nën hetim prej kohësh dhe ka përfshirë shumë persona të rëndësishëm.
Vetë Mancini ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ku mori edhe verdiktin.
Sipas akuzës, Mancini ka qenë i lidhur në mënyrë indirekte me kompaninë e falimentuar.