Site icon Telegrafi

Mancini kujton golin historik të Agueros që ia fitoi Cityt titullin

(Foto: Zimbio/Getty Images)

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ia ka uruar të gjitha të mirat Sergio Agueros, pas vendimit të argjentinasit për t’u pensionuar nga futbolli.

33-vjeçari njoftoi zyrtarisht të mërkurën se ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist për shkak të problemeve me zemrën.

Sulmuesi ka kaluar vetëm gjysmë sezoni te Barcelona, ku ishte transferuar si lojtar i lirë pas një dekade fantastike te Manchester City.

Ish-trajneri i Citizens, Mancini, e ka kujtuar golin historik të Agueros që ua fitoi titullin në sezonin 2011/2012, të cilin e ka postuar në Twitter.

Lexo po ashtu Mesazhi i Mancini për Agueron: Më vjen shumë keq që tërhiqet kaq herët

“Mbreti Sergio Aguero, të uroj çaste të këtilla edhe jashtë fushe”, është përshkrimi i videos së publikuar.

Argjentinasi është konsideruar shpesh si njëri nga sulmuesit më të mirë në histori të Ligës Premier duke shënuar 184 gola në 275 paraqitje për Manchester City duke i ndihmuar skuadrës që ta fitonte pesë herë titullin e Anglisë. /Telegrafi/

Exit mobile version