Site icon Telegrafi

Mancini e pranon që Interi ka transferuar këtë yll (Foto)

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka thënë se Ever Banega është lojtari i ri i skuadrës së tij.

Ishte në ajër prej muajsh, por tashmë vetë trajneri i Interit, Roberto Mancini, e pranon se Interi e ka mbyllur me sukses blerjen e mesfushorit argjentinas të Sevillas, Ever Banega.

“Po, tani mund të quhet e mbyllur. Është një lojtar me cilësi dhe karakter, do të na ndihmojë”.

Objektiv madhor mbetet një sulmues klasi.

“Na mungon një sulmues? Një si Higuain i mungon edhe Juventusit, vetëm një fenomen arrin të shënojë 36 gola në një kampionat.

“Ibrahimovic? Nuk besoj, mendoj se e ka vendosur të ardhmen e vet dhe nuk do të jetë zikaltër. Mëkat, sepse është një lojtar që të ndryshon ndeshjen”.

Ai e pranon që edhe vetë do të qëndrojë në Inter edhe pse një thirrje nga Italia do ta bënte të mendonte.

“Besoj se do të qëndroj 100%. Klubi ka besim tek unë, kjo është vendimtare. Nëse më thërrasin kombëtarja, natyrisht që do të mendohesha gjatë, sepse nuk të vjen gjithnjë një rast i tillë”. /Telegrafi/

Exit mobile version