LAJMI I FUNDIT:

Mancini: Cesar ishte i jashtëzakonshëm

Mancini: Cesar ishte i jashtëzakonshëm

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është i zhgënjyer pasi skuadra e tij lëshoi nga dora dy pikë pas barazimit pa gola ndaj QPR.

“Ne humbëm dy pikë, kjo është e sigurt. Por sezoni është i gjatë dhe mendoj se nuk mund të them asgjë pasi luajtëm mirë, kishim shanse por nuk shënuam – kaq”.

“Ne jemi të zhgënjyer me rezultatin pasi kishim shumë shanse për të fituar, dominuam ndeshjen por kur ju luani kështu dhe nuk shënoni, mund të jetë vështirë”.


“QPR u mbrojt shumë mirë dhe kishte lojtarë prapa topit dhe Julio Cesar ishte i jashtëzakonshëm sonte”, ka thënë Mancini. /Telegrafi/