Site icon Telegrafi

Mancini befason: Liga e Kampionëve njëjtë si Liga e Evropës

Kualifikimi në Ligën e Kampionëve ishte objektivi madhor këtë sezon për Interin, por trajneri i Interit, Roberto Mancini bën një analizë të shkurtër dhe është i bindur që kalimi në Ligën e Evropës nuk përbën asnjë ndryshim.

Trajneri italian do të ishte i lumtur edhe me Ligën e Evropës.

“Nuk është se me Champions do sistemonim bilancet. Natyrisht, do kemi më pak përfitime, por objektivat mbeten të njëjtë: duhet të ndërtojmë një skuadër, ta përmirësojmë, duke vazhduar punën e këtij viti. A do t’i mbajmë lojtarët kryesorë? Varet nga klubi, por besoj se po”.

“Blemë 12 lojtarë dhe kemi shitur të tjerë, të rëndësishëm, sepse ndonjëherë shet një lojtar dhe me paratë e tij marrim disa të tjerë. Kryesuam për 20 javë këtë sezon, që do të thotë se diçka të mirë e kemi bërë. Përveç Juves në kthim, ndeshjet e mëdha i kemi nxjerrë mirë dhe kjo tregon që skuadra ka vlerë, ndoshta duke i shtuar diçka në verë, por për shpenzimet flisni me presidentin”.

“Nuk është e mundur të fitosh pa fund, ka edhe momente vështirësish dhe kjo vlen edhe për Interin. Të dyja klubet kanë nevojë për kohë, sepse bëjnë pjesë te futbolli italian, që në tërësi është në vështirësi në krahasim me kampionate të tjerë”, ka thënë Mancini.

Exit mobile version