Manchester United ka marr fitore të madhe ndaj Ipswich Town me rezultat 3-2 edhe pse ishte me një lojtarë më pak në fushë.
Ndeshja nis shumë keq për vendasin, ku pas katër minutash pësuan gol.
Një pasim i gabuar i Patrick Dorgu për portierin Andre Onana, lejoi Jaden Philogene-Bidace që ta çonte topin në portën e zbrazët për 1-0.
Manchester United barazoi shifrat në minutën e 23-të, kur Samy Morsy shënoi në portën e tij për 1-1.
Manchester United mori epërsinë në minutën e 26-të me golin e Matthijs de Ligt për 2-1.
Gjërat u përkeqësua për Man Utd, kur Dorgu u përjashtua nga fusha pas rishikimit të VAR në fushë për ndërhyrjen ndaj Omari Hutchinson.
Në kohën shtesë të pjesës së parë, Jaden Philogene shënoi golin e dytë personal për 2-2.
Edhe pse në disavantazh me një lojtarë më pak, Djajtë e Kuq nuk u dorëzuan dhe me të filluar pjesa e dytë morën epërsinë.
Bruno Fernandes asistoi për Harry Maguire i cili shënoi për 3-2, duke sjell gëzim te tifozët.
Të besuarit e Ruben Amorim u koncentruan fortë në mbrojtje dhe nuk lejuan meysafirët të barazonin rezultatin.
Kjo fitore e dërgon Man Utd në vendin e 14-të me 33 pikë, ndërsa Ipswich ka 17 pikë në vendin e 18-të. /Telegrafi/