Manchester City ka arritur të rikthehet te fitorja në Ligën Premier, pasi ka mposhtur Crystal Palace në Etihad Stadium.
Kampioni në fuqi i Anglisë fitoi me rikthim spektakolar 4-2, pasi pas pjesës së parë e panë vetën në disavantazh 0-2.
John Stones realizoi autogol në minutën e katërt për epërsinë e hershme të mysafirëve, derisa mbrojtësi Andersen realizoi për golin e dytë të ekipit mysafir.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e mysafirëve 0-2, derisa në të dytën City tregoi një fytyrë krejt tjetër nga 45 minutat e para.
Bernardo Silva ngushtoi epërsinë në 1-2 në minutën e 53-të pas asistimit nga Rodri.
5️⃣0️⃣ City goals for @BernardoCSilva! 🌟
🔵 1-2 🦅 #ManCity pic.twitter.com/ZTSwADzXS7
— Manchester City (@ManCity) August 27, 2022
E pasi kaluan një orë lojë, filloi shfaqja fantastike e Erling Haaland, me sulmuesin norvegjez që realizoi het-trik brenda 19 minutave lojë.
Fillimisht Haaland barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 62-të.
Për golin e epërsisë norvegjezi u përkujdes në minutën e 70-të pas asistimit nga Stones.
Ndërkohë Haaland kompletoi het-trikun e tij të parë në Ligën Premier në minutën e 81-të kur u shërbye mirë nga Ilkay Gundogan.
FULL-TIME | The comeback kings! 💪
🔵 4-2 🦅 #ManCity pic.twitter.com/OGiNOLwNVb
— Manchester City (@ManCity) August 27, 2022
Deri në fund të ndeshjes City pati edhe disa raste të tjera shënimi, por rezultati mbeti 4-2 dhe gola të tjerë më nuk pati.
Me këtë fitore skuadra e Pep Guardiolës mbetet në pozitën e parë me 10 pikë pas katër xhiroeve, derisa Crystal Palace zë vendin e 10-të me katër pikë. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1563546001377751042?s=20&t=GccoEO9flj9hpHk9ONIIxg
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1563551194165166082?s=20&t=GccoEO9flj9hpHk9ONIIxg
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1563554078575460353?s=20&t=GccoEO9flj9hpHk9ONIIxg