Site icon Telegrafi

Man City merr fitore të madhe në udhëtim te Tottenhami

Manchester City ka triumfuar 1-0 në udhëtim te Tottenhami në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.

Pas vetëm 12 minutash lojë, Citizens kaluan në epërsi me anë të Erling Haaland që u asistua nga Jeremy Doku.

City vazhdoi me dominimin e tyre, mirëpo Savinho lëshoi disa raste të sigurta për gol.

Keq nuk e la as Haaland, që nuk ia doli të shënonte brenda zonës së portierit.

Edhe 45 minutat e ishin të mbushur me raste, ndërsa Spurs nuk arritën t’i barazonin shifrat.

City ia doli të ruante këtë epërsi, për t’u rikthyer në top katërshe.

Pas javës së 27-të, Manchester City ka grumbulluar 47 pikë, ndërsa në xhiron e 28-të takohen me Nottinghamin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version