Pamje dramatike janë kapur nga kamera e vendosur në një automjet, kur para saj ka ndodhur një ngjarje e cila fatmirësisht nuk përfundoi në një tragjedi.
Policia është vënë në ndjekje të pasagjerëve të një automjeti, të cilët në mes të ditës kanë hapur zjarr ndaj një tjetër makine, ku brenda së cilës ndodheshin një nënë bashkë me dy fëmijët e saj.
Sipas policisë, gruaja po kthehej në shtëpi pasi kishte marrë fëmijët e saj nga shkolla.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje e tmerrshme askush nuk është lënduar, ndërsa shkaqet mbeten ende enigmatike.
“Mami, do të vdesim”, mësohet t’i ketë thënë një nga fëmijët nënës së tij.
Gruaja thotë se nuk kishte asnjë mundësi të lëvizte pasi para saj ndodhej një tjetër automjet.
Departamenti i Policisë në Kansas ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjen, ndërsa janë shprehur se rasti do të ishte mbyllur nëse nuk do të kishte pasur pamje filmike që tashmë shërbejnë si prova. /tch/
https://www.youtube.com/watch?v=iHyRRizBEdQ