Site icon Telegrafi

Maliqi mposht Drenicën

Kampioni në fuqi e ka shënuar fitoren e katërt rresht, pasi të shtunën e ka mposhtur rivalen e kahershme, Drenicën, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së futbollit.

Më meritori për këtë fitore të Ferronikelit, ishte padyshim Behar Maliqi që realizoi të dy golat për skuadrën vendase.

Maliqi shënoi fillimisht për 1-0, në minutën e 19-të, ndërsa golin e dytë e realizoi pesë minuta pa përfunduar ndeshja.

Kurse, golin e vetëm për kuqezinjtë e ka realizuar në Kastriot Mehmeti në minutën e 69-të, gol që nuk i mjaftoi kuqezinjve për të marrë rezultat pozitiv nga kjo sfidë. /Telegrafi/

Exit mobile version