LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi hap kufijtë nga 1 qershori

Mali i Zi hap kufijtë nga 1 qershori

Në përputhje me vlerësimin e duhur, Mali i Zi do të hapë kufijtë e tij me vendet që plotësojnë kriteret e Institutit të Shëndetit Publik në ditët e para të qershorit, njoftoi sot kryeministri Dushko Markoviq.

Në një konferencë për media, Markoviq tha se kriter i Institutit për Shëndet Publik për hapjen e kufijve janë të paktën 25 pacientë në raport me 100 mijë banorë.

“Vendet e para me të cilat do të hapen kufijtë janë Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria, Shqipëria, Greqia, dhe mundësisht edhe disa vende tjera rajonale”, tha Markoviq pa specifikuar nëse bëhet fjalë edhe për Kosovën.

Kryeministri heq maskën e fytyrës, thotë se Mali i Zi bëhet vendi i parë në Evropë “pa coronavirus”
Lexo po ashtu Kryeministri heq maskën e fytyrës, thotë se Mali i Zi bëhet vendi i parë në Evropë “pa coronavirus”

Kur u pyet nga gazetarët për hapjen e kufijve, Markoviq tha se ishte çështje besimi.

“Ne do të hapim kufijtë për vendet që kanë një status të ngjashëm epidemiologjik. Ne nuk do të kërkojmë asnjë provë speciale. Të gjithë do të marrin udhëzime të qarta se çfarë i presin ata në vend, dhe cilat rregullore duhet të respektojnë. Dhe besoj se kjo është e mjaftueshme në këtë moment për të parandaluar importin e virusit në Mal të Zi”, tha Markoviq.

Në Mal të Zi, 324 njerëz janë sëmurë me coronavirus që nga fillimi i epidemisë, 315 janë shëruar, dhe 9 pacientë kanë vdekur.

Ndryshe, Mali i Zi është vendi i parë në Evropë pa raste aktive të coronavirusit. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori