LAJMI I FUNDIT:

Mali: Trupat franceze në luftime direkte kundër rebelëve islamikë

Mali: Trupat franceze në luftime direkte kundër rebelëve islamikë

Trupat franceze janë angazhuar në beteja direkte kundër rebelëve islamikë nëpër rrugët e qytetit Diabaly që ndodhët në pjesën qendrore të Malit.

Luftimet e së mërkurës filluan pasi që trupat franceze filluan operacionin e tyre të parë tokësor.

Franca ka intervenuar në ish koloninë e saj afrikane gjatë ditës së premte me kërkesë të kësaj të fundit, për të ndalur avancimin e islamistëve drejtë kryeqytetit Bamako, transmeton Rel.


Konflikti në Mali ka ngritur shqetësimet e një radikalizimi islamik nëpër Afrikën Perëndimore, ndërsa druhet se islamistët e kërcënuar do të marrin hak për ndërhyrjen franceze.

Ndërkohë, në Algjeri gjatë ditës së mërkurë, militant islamik kanë vrarë dy veta dhe disa të tjerë i kanë marr peng gjatë një sulmi në një uzinë gazi.

Një grup i lidhur me al-Qaeda, ka marr përgjegjësinë për këtë sulm, dhe thanë se ky grup kishte ardhur nga Mali verior që ta kryejë këtë sulm. /Telegrafi/