LAJMI I FUNDIT:

Malaga kompleton transferimin e Luganos

Malaga kompleton transferimin e Luganos

Malaga ka kompletuar nënshkrimin me mbrojtësin e Paris Saint Germain, Diego Lugano, në formë huazimi.

Menaxheri i PSG, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar transferimin dhe ka gjetur kohë për të lavdëruar 32- vjeçarin, i cili iu bashkua skuadrës franceze në vitin 2011 nga Fenerbahce, pas pesë vitesh me gjigantin turk.

“Lugano ka shkuar te Malaga, ku ai sigurisht do të ketë më shumë kohë për të luajtur. Dua të theksoj se ai ishte shumë profesional”.


“Ky është një mësim i mirë për të gjithë grupin, pasi ai punonte çdo ditë me profesionalizëm të madh. Diego është një shembull”, ka thënë italiani. /Telegrafi/