LAJMI I FUNDIT:

Makolli: Çeku le të shkojë, por ministria është e jona

Makolli: Çeku le të shkojë, por ministria është e jona

Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Ibrahim Makolli, ka thënë se Agim Çeku mund të shkojë kudo, por se ministria që ka drejtuar në kuadër të KKR-së i takon këtij koalicioni.

Ai ka thënë se këtë çështje do ta zgjidhin me kryeministrin Thaçi, pasi të kthehet ky i fundit nga Brukseli.

“Ministri e Forcës së Sigurisë ka qenë dhe është dikaster që menaxhohet dhe udhëhiqet nga Koalicioni për Kosovë të Re”, ka thënë Makolli për “Epoka e Re”. “Jam i bindur se z. Çeku e ka parasysh që Ministria e FSK-së i takon koalicionit e jo individit. Kjo çështje është shumë e çartë”. /Telegrafi/