I këndoi shumë bukur ‘dashnisë’, por vet nuk ka kohë për të. Kështu thotë reperi i njohur Majk, për RTV Dukagjinin.
Një nga rep artistët më të suksesshëm të skenës sonë, nuk po ka kohë për jetën e tij emocionale, meqë është i përkushtuar maksimalisht në punën rreth prurjeve të reja.
E pas sukseseve të mëdha që pati, rep artisti thotë se përgjegjësia i është rritur dhe tani po punon shumë që publikut të tij t’i ofroj këngë të reja.
Një të tillë, e cila është solo, Majk thotë se do ta publikoj gjatë muajit prill.
Por kjo nuk është e gjitha, gjatë sezonit veror do të sjell edhe një këngë tjetër. Ndërsa ka zbuluar se ka edhe shumë këngë të tjera në versionin demo të cilat presin që kur të finalizohen të lancohen për publikun shqiptar./Telegrafi/