Site icon Telegrafi

Maguire largohet nga qendra stërvitore e United, pritet zyrtarizimi

Harry Maguire është parë duke u larguar nga qendra stërvitore e Manchester United në Carrington me Range Roverin e tij.

Djajtë e Kuq po bëhen gati që ta prezantojnë lojtarin anglez për 92 milionë euro nga Leicester City, e që do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë deri më tani në futboll.

Mbrojtësi 26-vjeçar është parë duke u larguar me Range Roverin e tij nga qendra stërvitore e Djajve të Kuq, derisa SunSport raporton se ai po ka shkuar t’i paketojë valixhet.

Maguire në veturën e tij kishte dy paketime të dhuruar nga United, e që me shumë gjasë është fanella e tij e re me të cilën do të prezantohet në Old Trafford.

Lexo po ashtu Dhjetë gjërat që nuk i keni ditur për Harry Maguiren - transferin rekord të Unitedit

Anglezi thuhet se i ka kompletuar testet mjekësore me sukses në Carrington, ndërsa shumë shpejtë pritet të ndodhë edhe prezantimi i tij.

Ole Gunnar Solskjaer më në fund po i transferon lojtarët që i ka kërkuar nga bordi i Manchester United edhe pse dëshira e tij më e madhe është transferimi i Bruno Fernandes nga Sporting Lisbona. /Telegrafi/

Exit mobile version