Mbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire ka një kërkesë të madhe para transferimit te Manchester Unitedi.
Tani ka edhe tre javë deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës për klubet e Ligës Premier dhe klubet ende nuk kanë kryer të gjitha përforcimet.
Unitedi ka arritur të nënshkruajë vetëm me dy lojtarë deri më tani – Daniel James dhe Aaron Wan-Bissaka për 65 milionë funte së bashku dhe sfida e titullit të Ligës Premier ndihet ende jashtë diskutimit.
James dhe Wan-Bissaka janë lojtarë të rinj të talentuar me të ardhme të madhe para tyre, por Unitedi ka nevojë për më shumë – shumë më tepër përvojë – për të mbyllur boshllëkun ndaj Liverpool dhe Manchester City.
Një lojtar i cili do t’i forcojë ata në mënyrë të konsiderueshme është qendërmbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire.
Anglezi është i interesuar të largohet nga King Power për një klub më të madh para fillimit të sezonit 2019/20 dhe Unitedi është aktualisht në front.
Sipas The Sun, Unitedi kishte rënë dakord për një tarifë prej 80 milionë funtesh në fundjavën e kaluar për 26-vjeçarin, por transferimi nuk ndodhi.
E njëjta gazetë tani raporton se Leicesteri po kërkon deri në 85 milionë funte për mbrojtësin e tyre.
Ata gjithashtu pohojnë se Maguire dëshiron të bëhet kapiteni i Djajve të Kuq para finalizimit të transferimit në Old Trafford.
Maguire thuhet se beson se ka temperamentin e duhur për të qenë kapiten në një nga skuadrat më të mëdha të Evropës dhe mendon se ai mund të bindë Ole Gunnar Solskjaer që një ditë t’i japë atij shiritin kapitenin.
Megjithatë, Maguire është i vetëdijshëm se ai nuk mund ta marrë shiritin menjëherë dhe i duhet të presë. /Telegrafi/