Edhe pse shfaqja e Madonnës në Eurovision këtë vit është bërë e ditur javë më parë, mbetet e diskutueshme nëse do të këndojë në këtë festival evropian të muzikës.
Ky informacion u konfirmua nga organizatorët e Eurosongut, të cilët thonë se bukuroshja duhet të nënshkruajë kontratën para shfaqjes.
“Bashkimi Evropian i Transmetimeve nuk ka konfirmuar kurrë performancën e Madonnës. Nëse nuk kemi një kontratë të nënshkruar, ajo nuk mund të shfaqet në skenën tonë”, tha Jon Ola Sand, mbikëqyrës ekzekutiv i Eurosongut.
Ky i fundit këtë vit do të mbahet në Tel Aviv nga data 14 maj deri më 18 maj dhe performanca e Madonnës pritet të jetë e fundit, domethënë natën e fundit të garës.
Performanca e 60-vjeçares u njoftua nga mediat britanike dhe ato amerikane muajin e kaluar. Siç u raportua, biondina duhet të këndojë dy këngë, një nga albumi i ri “Madame X” dhe një nga hitet e vjetra, ndoshta “Like a Prayer”.
Megjithëse ky informacion është bërë zyrtar, organizatorët e Eurosong thonë se vendimi përfundimtar ende nuk është marrë.
Ata janë duke negociuar me disa këngëtare për paraqitjet, por asnjë kontratë ende nuk është nënshkruar. Prandaj, ende nuk është e qartë se si Eurosongu do të përmbushet. /Telegrafi/