Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se nëse raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në mars është pozitiv, ai do të mbështesë hapjen e negociatave të pranimit me bllokun, informon “Reuters”.
“Jemi duke pritur raportin në mars. Nëse rezultatet janë pozitive dhe vendoset besimi, atëherë do të jemi në pozicion që t’i fillojmë bisedimet”, tha Macron në Konferencën e Sigurisë në Munih.
Kujtojmë se pikërisht Macron ishte penguesi kryesor i rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për në BE, duke kërkuar metodologji të re për anëtarësim. /Telegrafi/