Site icon Telegrafi

Mackey: Kontesti i emrit nuk është pengesa e vetme për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

James Mackey, kreu i Zyrës për partneritet euro-atlantik dhe global në NATO thotë se do të ishte thjeshtësim i skajshëm të definohet kontestin e emrit si pengesa e vetme e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

“Gjatë viteve të kaluara kemi vërejtur ngecje në demokraci, sundimin e ligjit dhe llogaridhënien e shërbimeve të sigurisë dhe shërbimeve të kundërzbulimit”, tha Mackey për Deutsche Welle.

Por, Macket poashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së re për realizimin e ndryshimeve të nevojshme në këtë drejtim shtoi se janë duke ndjekur me kujdes reformat në sferat e lartëpërmendura.

Këtë lloj të dinamikës së zbatimit të reformave, tha Mackey më së afërmi e ndjek Bashkimi Evropian, por theksoi se një aspekt më pak i njohur për publikun është ajo se NATO-BE mbajnë koordinime thuajse në bazë ditore për progresin e arritur në Ballkanin Perëndimor dhe lavdëroi punën sistematike të Maqedonisë në përcaktimin e këtyre çështjeve dhe për punën e përafërt me strukturat e e BE-së./Telegrafi/

Exit mobile version