“Mund të paramendoni se kur shkruani diçka do të kenë njerëz që nuk pajtohen me ju. Por, kur e shihni emrin tënd të ndërlidhet me këtë lloj individi, nuk ka asgjë të mirë që mund të dalë nga kjo”, thotë MacKenzie, transmeton “Toronto Sun”.
Breivik është ekstremist djathtist dhe ka pranuar se është autor i sulmeve terroriste në Norvegji.
MacKenzie ishte në Saskatoon kur për herë të parë merrte thirrje të mediave për përmendjen e tij në ideologjinë e Breivikut, në manifestin me 1518 faqe të titulluar “2083: Deklarata evropiane për pavarësi”.
MacKenzie, gjenerali i pensionuar kanadez, autor dhe komentator i mediave, ishte komandanti i parë i forcave paqeruajtëse të OKB-së në Sarajevë. Që atëherë, ai haptas ka kritikuar sulmet e NATO-s të vitit 1999 për të shpëtuar shqiptarët nga spastrimi etnik i serbëve – qëndrim të cilin e mbron sot e kësaj dite.
“Kemi gabuar që kemi bombarduar Serbinë dhe Kosovën”, thotë akoma ai. “Ne kemi bombarduar një popull sovran kundër ligjeve ndërkombëtare dhe pa leje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
MacKenzie nuk e ka parë e as lexuar manifestin, por është cituar nga dy artikujt e tij. MacKenzie do të donte që të mos përmendej emri i tij aty.
“Nuk është kjo bibliografia ku do të doja të isha. Jam mësuar me kritika, por kjo ishte e papritur”, thotë ai./Telegrafi/