LAJMI I FUNDIT:

Lysynchansk, qyteti ukrainas për të cilin dy palët pretendojnë se e kanë nën kontroll

Lysynchansk, qyteti ukrainas për të cilin dy palët pretendojnë se e kanë nën kontroll

Qyteti ukrainas Lysynchansk në lindje të këtij vendi, është qendra e “pretendimeve”, ku të dyja palët ajo ukrainase dhe rusët po thonë se e kanë nën kontroll, shkruan BBC.

Ukraina pretendon se forcat e saj po pësojnë sulme të njëpasnjëshme, por këmbëngulin se qyteti akoma nuk është nën kontrollin e rusëve, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër, separatistët prorusë thonë se me sukses kanë arritur të futen në qendrën e këtij qyteti. Mediat ruse shfaqin video të separatistëve apo të forcave ruse që pretendohet se patrullojnë rrugëve të qytetit.

Lukashenko pretendon se Ukraina ka shkrepur raketa në territorin e Bjellorusisë, nuk ofron prova
Lexo po ashtu Lukashenko pretendon se Ukraina ka shkrepur raketa në territorin e Bjellorusisë, nuk ofron prova

Madje burimet “ruse”, kanë postuar në Twitter videon e flamurit sovjetik që është vendosur në ndërtesën e qendrës administrative të këtij qyteti, por BBC nuk ka mundur ta konfirmojë këtë.

Që kur Rusia filloi pushtimin në Ukrainë më 24 shkurt, me pretendimin se dëshiron ta “demilitarizojë” Ukrainën, pasi i është afruar shumë NATO-s, mijëra civilëve dhe ushtarët janë vrarë dhe plagosur.

E vendet perëndimore i janë përgjigjur kërkesave të Ukrainës për sanksione kundër Rusisë, që kur ajo filloi pushtimin. Rusët kishin menduar se do të mund ta marrin nën kontroll Ukrainën, për pak ditë, por deri më tani nuk ka shenja se ia ka arritur qëllimit. /Telegrafi/