Kryebashkiaku Erion Veliaj është përfolur edhe nga media e huaja si pasardhësi i kryeministrit Edi Rama.
Ai ishte i ftuar në “Xing me Ermalin” nga ku nuk i shpëtoi pyetjes së drejtuesit të emisionit Ermal Mamaqi nëse i lutet në Zot që të bëhet kryeministër.
Kryebashkiaku u përgjigj shkurt “Jo” dhe tha se e do shumë punën që bën si kryebashkiak i Tiranës.
“Jo! Nëse i lutem Zotit, i lutem që mos bëhem ndonjë gjë tjetër përveçse kryetar bashkie. Plus ne kemi një kryeministër ndoshta më të mirin që kemi patur në 100 vitet e fundit. Meqë ai e ka marrë përsipër këtë stres, ne të tjerët le të jemi të mirë në punët tona”, tha Veliaj. /tvklan.al