Site icon Telegrafi

Lumezi: Viktimat e krimit do të trajtohen me dinjitet

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë të hënën se të drejtat e viktimave janë të garantuara me Kushtetutë dhe do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që këto viktima të trajtohen me respekt dhe dinjitet.

Lumezi këtë deklaratë e tha në konferencën “Java për të drejtat e viktimave të krimit”, e cila mbahet nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Ai më tej tha se të gjithë duhet të angazhohen më shumë në zbulimin e veprave penale si dhe në mbrojtjen e viktimave të krimit.

Kryeprokurori i shtetit tha se tashmë është emëruar Komisioni për kompensimin e viktimave të krimit.

Ai tha se së shpejti do të jenë edhe rastet e para që do të përfitojnë sipas Ligjit për kompensimin e viktimave të krimit. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version