LAJMI I FUNDIT:

Lulet të cilat ndikojnë pozitivisht në atmosferën e punës

Lulet të cilat ndikojnë pozitivisht në atmosferën e punës

Begonia, vjollca, cyklama, luledragua, spatifilum, hibiskus, kaktus, paraqesin disa ‘bukuroshe’ të zyrës të cilat do ta zbukurojnë hapësirën tuaj, ndërsa kujdesi ndaj tyre nuk kërkon shumë angazhim dhe njohuri.

Një studim i bërë nga “Washington State University”, thotë se bimët në zyrë janë shumë të dobishme, sidomos për punonjësit, të cilët nuk kanë një pamje nga dritarja. Nga studimi vjen edhe një fakt tjetër, punëtorët që kanë bimë në zyra janë më produktivë dhe të shpejtë për të reaguar. Ata nuk kanë stres, gjithashtu kanë presion të ulët të gjakut. Për t’u ndjerë mirë dhe të qetë në punë apo në shtëpi duhet të jeni të rrethuar me sa më shumë lule

Ndërsa, shkencëtarët e një universiteti norvegjez në Suedi kanë bërë një studim të fundit, ku kanë zbuluar se bimët e vendosura mbi tavolinën e punës ose në dhomë janë të mira për shëndetin. Sipas shkencëtarëve, bimët në vazo mund të zvogëlojnë lodhjen, stresin, dhembjen e kokës, kollën dhe lëkurën e thatë. Për nxjerrjen e këtij rezultati janë marrë në analizë rreth 385 punëtorë.

Është studiuar dhe është vëzhguar numri i punëtorëve, që mungonin në punë për shkak të sëmundjes. Studiuesit u interesuan për të ditur nëse ata kishin bimë në zyrat e tyre. Rezultatet treguan se shumica e punëtorëve që kishin bimë në zyra, nuk mungonin në punë për shkak të sëmundjeve. Dheu i këtyre bimëve ka një organizëm që ka ndikim tek shëndeti, sipas studiuesve. Kjo dëshmon se bimët mund të zvogëlojë nivelin e stresit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori